Koloseu i ri është i ndërtuar me… LEGO

Kuriozitete | 6 vite më parë

Realizimi i kryeveprës së arkitekturës italiane, Koloseu, ka vendosur një rekord: me 9 036 tullat e tij Lego, ai është më i madhi i bërë ndonjëherë deri më tani në këtë mënyrë.

Ndërtimi i ri riprodhon në mënyrë të përsosur arkitekturën e amfiteatrit origjinal romak.

Një model epik i karakterizuar nga tri rrethore arkitektonike: kolona dorike, jonike dhe korintiane, të gjitha të rikrijuara me besnikëri me tulla, duke përdorur teknikat inovative të ndërtimit.

“Një nga sfidat më të mëdha dhe më të rëndësishme ishte të përçohej monumentaliteti i Koloseut me tulla. Modeli Lego duhej të nxirrte në pah tiparin e veçantë arkitektonik të origjinalit: rreshtat e kolonave që mbështesnin harqet në stile të ndryshme”, tha Rok Zgalin Kobe, projektuesi kryesor i maketit.

“Për ta arritur këtë, maketi është bërë duke përdorur një efekt vertikal të ekzagjerimit. Seksioni kryq është shumë më i pjerrët sesa struktura origjinale. Falë përvojës së bërjes së modelit Lego, ne shpresojmë të joshim të gjithë prodhuesit të mësojnë më shumë për origjinalin”, shtoi ai.

Një video emocionuese është bërë posaçërisht për shfaqjen e tij premierë më 27 nëntor, e xhiruar në Cinecittà, një lojë me imazhe që nisin në historinë e hershme të Romës së vitit 80 p.K. për të përfunduar në Koloseun e ndërtuar me tulla LEGO të vitit 2020./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme