Pesë ushqime që përmirësojnë funksionin e tiroides

Gjëndra tiroide, një gjëndër e vogël e vendosur në pjesën e përparme të qafës, luan një rol vendimtar në rregullimin e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin.
Shumë njerëz vuajnë nga problemet e tiroides, si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.
Për fat të mirë, ka ushqime që mund të mbështesin funksionin e tiroides dhe të nxisin mirëqenien e përgjithshme.
Algat-Nëse vuani nga hipotiroidizmi, alga deti është një aleat i shkëlqyeshëm. Ato janë ushqim natyral të pasura me jod, një element shumë i nevojshëm për funksionimin normal të tiroides.

Arra të kripura-Një tjetër ushqim që mund të ndihmojë janë arrat. Arrat braziliane dhe lajthitë janë burime të mira të selenit, i cili ndihmon në mbështetjen e funksionit të shëndetshëm të tiroides.
Peshku-E njëjta gjë vlen edhe për peshkun, që është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe selen, të cilat të dyja ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Salmoni, merluci, levreku janë disa nga peshqit e rekomanduar.

Produktet e qumështit-Ndër ushqimet e rekomanduara për të reduktuar inflamacionin e tiroides janë produktet e qumështit: kosi, akullorja dhe qumështi përmbajnë jod, i cili i nevojitet tiroides për të parandaluar ënjtjen e gjëndrave të saj.
Vezët-Vezët e freskëta përmbajnë shumë selen dhe jod, lëndë ushqyese që, janë të dobishme për shëndetin e tiroides.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




