Frutat dhe perimet me pamjen më të çuditshme nga e gjithë bota

Kuzhinë | 3 vite më parë

Mund të duken si diçka të çuditshme, por këto fruta dhe perime me pamje ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, në të vërtet janë të njohura për vetitë e tyre mbi shëndetin, të tjerat për shijen dhe strukturën e tyre, dhe të tjera madje zënë vendin e mishit në gatimet vegane.

Rambutan – Emri i këtij fruti të Azisë Juglindore vjen nga fjala malazezë “flokë”. Hiqni lëkurën e jashtme dhe ky frutë i çuditshëm është i mbushur me antioksidantë dhe vitaminë C.

Jackfruit –I gjendur zakonisht në pjesë të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, ky frutë me erë të fortë mund të konsiderohet si një zëvendësues natyral i mishit vegan.

Guarana –E njohur për vetitë e saj të rritjes së energjisë, ky frutë njihet më së miri si një përbërës në pijet sportive dhe produktet që reduktojnë lodhjen. Farat zakonisht thahen dhe bëhen pluhur, por në formën e tij natyrale fruti duket çuditërisht si një sy.

Physalis –Ky frute përdoret si një dekorim falë pamjes së tyre të ndërlikuar. Physalis është një frutë i klimës së ngrohtë i pasur me vitamina A dhe C, hekur dhe fosfor.

Pitaya –Zakonisht i njohur si ‘Fruta e Dragoit’, Pitaya është një frutë tropikal që ka një shije shumë të mirë. I ulët në kalori dhe i lartë në fibra, është një burim i mirë antioksidantësh.

Kohlrabi – E quajtur ndonjëherë ‘rrepa gjermane’, kohlrabi është një anëtar i familjes së lakrës. Ai ka një shije të butë dhe strukturë krokante që e bën atë një përbërës të shkëlqyeshëm për sallatat.

Mamoncillo – I gjendur në Amerikë dhe Karaibe, ky frutë i pazakontë është shumë i këndshëm për t’u ngrënë.

Lulo –I përdorur gjerësisht në Kolumbi, lulo i mbushur me antioksidantë duket si një portokall nga jashtë.

Fruti hala – Pamja e këtij fruti eshte e çuditshme por shija e tij është e ëmbël dhe krahasohet me një miks midis mangos, ananasit dhe kallamsheqerit. Ky frutë gjendet në Ishujt e Paqësorit, Hawai’i dhe pjesë të Azisë dhe Australisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme