Çokollata e zezë dhe ndikimi i saj në shëndet

Kuzhinë | 4 vite më parë

Çokollata e zezë përmban një sërë substancash që kanë një efekt pozitiv në shëndetin tonë.

Natyrisht nënkuptojmë vetëm çokollatën e zezë të cilësisë së lartë, e cila është e vetmja që shpesh lejohet edhe për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë.

Çokollata e zezë cilësore ka shumë më tepër përfitime për shëndetin tonë sesa çokollata me qumësht apo çokollata e bardhë. Ja disa arsye për të zëvendësuar çokollatën klasike me atë të zezë.

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë- Është bërë nga kokrrat e kakaos, të cilat janë ndër burimet më të rëndësishme të antioksidantëve. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mbrojnë trupin e njeriut nga radikalet e lira të dëmshme, duke vepruar kështu si parandalim i kancerit.

Çokollata e zezë mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore- Një katror ose maksimumi dy katror çokollatë përmirëson humorin. Kjo për shkak se konsumimi i çokollatës rrit prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Çokollata e shkrirë mund të ulë kolesterolin- Konsumimi i çokollatës së zezë me cilësi të lartë dhe me përqindje të lartë antioksidantësh ndikon pozitivisht në uljen e kolesterolit të keq dhe rrit kolesterolin e mirë.

Ndihmon në parandalimin e formimit të kariesit- Në çokollatën e zezë ka substanca që mund të luftojnë bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Sigurisht, kjo vlen vetëm për çokollatën e zezë me cilësi të lartë.

Efekt pozitiv në presionin e gjakut- Çokollata e zezë është një nga ushqimet që ka aftësinë për të ulur presionin e lartë të gjakut.

Çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë- Çokollata e zezë që përmban të paktën 70% kakao mund të ndihmojë në shmangien e sulmeve të urisë . Sa më e lartë të jetë përqindja e çokollatës, aq më mirë, sepse mund të shtypë dëshirën për të ngrënë.

Kushtojini vëmendje sasisë- Pavarësisht të gjitha efekteve të dobishme, teprica e pakontrollueshme e çokollatës mund t’ju ndikojë në shëndet. Prandaj kushtojini vëmendje sasisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme