Mungesa e vitaminës B12, cilat janë simptomat e mundshme?

Kuzhinë | 4 vite më parë

Shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës B12, një simptomë që është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar. Kjo sepse mungesa e vitaminës B12 shfaqet me një gamë të gjerë simptomash, nga marramendja deri te çrregullimet obsesive-kompulsive, të cilat mund të shkaktohen edhe nga një problem apo mungesë tjetër. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktohet nga moskonsumimi i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, siç është rasti i vegjetarianëve dhe veganëve nga fakti që trupi nuk mund ta përthithë atë në mënyrë efektive.

Marramendje– Marramendja është simptoma tipike e presionit të ulët të gjakut, që është një efekt anësor i zakonshëm i mungesës së vitaminës B12.

Përkeqësimi i shikimit– Vitamina B12 është thelbësore për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e saj mund të dëmtojë nervin optik, nervin që bart informacionin dhe sinjalet nga syri në tru.

Humbje kujtese– Mungesa e vitaminës B12 mund të rezultojë në një lloj demence më të butë që të kujton sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme.

Depresioni– Edhe pse nuk është e qartë se si ndikon saktësisht vitamina B12 në një sëmundje kaq komplekse si depresioni, disa studime kanë treguar se pacientët me depresion kanë ulur nivelet e vitaminës B12.

Diarre dhe fryrje– Për shkak të përthithjes së pamjaftueshme të B12, qelizat e traktit tretës nuk marrin një sasi të mjaftueshme oksigjeni. Kjo çon në probleme të tretjes si gazra, kapsllëk, diarre, humbje të oreksit dhe humbje peshe.

Dobësi muskulore– Dobësia e muskujve është një simptomë e dukshme e mungesës së vitaminës B12, sepse muskujt nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe nuk mund të kryejnë aktivitetet e përditshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme