Pesë gjëra që duhet të dini për bishtajoret

Kuzhinë | 4 vite më parë

Bishtajoret janë ushqime të rëndësishme në dietë. Ato janë në fakt të ulëta në yndyrë, por të pasura me proteina, fibra dhe mikroelemente. Ato janë një nga burimet më të mira të proteinave bimore dhe janë të pasura me vitamina B, acid folik dhe minerale si zink, fosfor, kalium, hekur, kalcium dhe magnez.

Bishtajoret dhe irritimi zorrëve– Ata që vuajnë nga irritimi i zorrëve duhet të shmangin bishtajoret, të paktën derisa problemi të zgjidhet. Bishtajoret ashtu si ushqimet e tjera që duhen shmangur në këtë rast, tentojnë të fermentohen dhe për këtë arsye mund ta përkeqësojnë situatën.

Bishtajoret dhe asimilimi i hekurit– Bishtajoret janë një burim i shkëlqyer hekuri, veçanërisht për ata që priren të mos hanë proteina shtazore ose e bëjnë këtë në një bazë shumë të kufizuar. Për ta fiksuar hekurin në mënyrë më efektive, është mirë të kombinoni ushqime që përmbajnë vitaminë C (si agrumet) ose suplementet.

Lidhja midis bishtajoreve dhe drithërave– Kombinimi i bishtajoreve dhe drithërave është një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar vetitë ushqyese të bishtajoreve me ato të drithërave.

Konsumimi i rregullt i bishtajoreve– Nutricionistët rekomandojnë konsumimin e rregullt të bishtajoreve, deri në dy ose tre herë në javë, pikërisht sepse ato janë një ushqim që përmban substanca të rëndësishme për shëndetin e zorrëve dhe ka një veprim prebiotik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme