Ushqimet që ndihmojnë të ulni presionin e gjakut

Vetitë e ushqimeve që konsumojmë mund të bëjnë shumë për trupin tonë dhe në mënyrë të vecantë hipertensionin. Ka vërtet ushqime që ulin presionin e gjakut, me veti të jashtëzakonshme ushqyese me veprim të drejtpërdrejtë në zemrën dhe presionin që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut.
Vaj ulliri
I pasur me polifenole dhe omega 6 të cilat kanë një efekt pozitiv në hipertensionin, veçanërisht te femrat.
Produkte të qumështit me pak yndyrë
Qumështi dhe kosi, të cilët rrisin sasinë e kalciumit dhe ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit elektrolit.
Shegë
E konsumuar si frut ose lëng pa sheqer të shtuar, është i dobishëm për sasinë e madhe të kaliumit që përmban.
Fara liri
Të pasura me omega 3 natyrale duke përfshirë acidin alfa linoleik dhe peptide me efekt të dobishëm në presionin e gjakut.
Cokollata
E konsumuar në sasi të moderuar dhe e shkrirë të paktën 70%, është një nga ushqimet më efektive për uljen e presionit të gjakut falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve, pararendësve të acidit nitrik, i cili stimulon zgjerimin e enëve të gjakut.
Panxhari dhe lëngu i panxharit
Gjithashtu i pasur me nitrate të cilat kontribuojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe për rrjedhojë lehtësojnë presionin e gjakut në muret arteriale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




