Ngrënia e ushqimeve të përpunuara mund të rrisë rrezikun e demencës

Kuzhinë | 4 vite më parë

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se ngrënia e disa prej ushqimeve të përpunuara mund të ndikojë në shëndetin e trurit në terma afatgjatë.  

Ushqimet e përpunuara që përfshin ushqimet e ngrira, ushqimin e shpejtë dhe shumicën e drithërave rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes së hershme .

Në një studim me më shumë se 10,000 njerëz të moshës së mesme që merrnin më shumë se 20% të kalorive të tyre ditore nga ushqimet e përpunuara kishin një rrezik në rritje të rënies njohëse gjatë një periudhe 10-vjeçare, sipas rezultateve të publikuara në JAMA Neurology .

Në SHBA, konsumi i ushqimeve të përpunuara është edhe më i përhapur, rreth 57% e kalorive të konsumuara nga popullata amerikane vijnë nga ushqime të përpunuara. Njerëzit që hanin proporcione më të mëdha të ushqimeve të përpunuara kishin një normë prej 28% më të shpejtë të rënies njohëse krahasuar me ata që hanin më pak.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme