Ngrënia e bajameve mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë peshën e tyre

Kuzhinë | 4 vite më parë

Studiuesit zbuluan se konsumimi i 30-50 g arra të pasura me lëndë ushqyese ndihmon në uljen e oreksit të njerëzve . Në studim, ata që hëngrën bajame në vend të një vakti me karbohidrate ulën marrjen e energjisë me 72 kalori në vaktin tjetër.

Dr Sharayah Carter, nga Universiteti i Australisë Jugore , tha: “Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit janë një shqetësim i madh i shëndetit publik dhe modifikimi i oreksit nëpërmjet reagimit më të mirë hormonal mund të jetë çelësi për promovimin e menaxhimit të peshës.

“Hulumtimi ekzaminoi hormonet që rregullojnë oreksin dhe se si bajamet  mund të kontribuojnë në kontrollin e oreksit.”Ne zbuluam se njerëzit që hanin bajame përjetuan ndryshime në hormonet e tyre që rregullojnë oreksin dhe se këto mund të kenë kontribuar në uljen e marrjes së ushqimit.” theksuan studiuesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme