Pica ushqimi më i kërkuar në botë

Ushqimi më i kërkuar në botë në Google është pica. Ky produkt renditet në vend të parë në 44 vende, sipas një studimi të bërë nga MoneyBeach, një kompani britanike e sigurimeve. Analiza u zhvillua pas klasifikimit të ushqimeve që më shumë se 100 vende po kërkojnë. Ushqimet kineze renditen në vendin e dytë, falë preferencës së 29 vendeve, ndërsa sushi është zgjedhja e tretë më e popullarizuar në botë me pëlqimin e 10 vendeve. Dhjetë të parët e më të kërkuarve janë peshqit dhe patatinat në vendin e katërt me preferencën e 6 vendeve që ndiqet nga pula e skuqur (5 vende), indiane (4), koreane (3) tajlandeze (2), tapas (1), tacos (1). Këto rezultate bazohen në sondazhin e kryer duke përdorur të dhëna të Google për të përcaktuar vëllimin mesatar mujor të porosive në secilin vend për terma të zakonshëm që lidhen me porosinë e marrjes së ushqimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




