Çfarë vëmendje duhet t’i kushtoni kur blini djathë të imët

Sot ky artikull gjendet në shumë dieta si përbërës themelor. Mirëpo si të zgjidhni djathin e duhur të imët?
E para, lexoni përbërjen e produktit. Prania e qumështit dhe e djathit është e domosdoshme dhe e obligueshme.
Djathi i imët duhet t’u përshtatet standardeve dhe afati i tij i qëndrueshmërisë nuk duhet të jetë më i gjatë se 5 ditë. Kështu që kushtoni posaçërisht kujdes datës së prodhimit.
Në frigorifer me ngrirje të thellë djathi i imët mund të ruhet 2 – 3 javë, transmeton Telegrafi.
Nuk është gjithmonë e mundshme që vizualisht të vlerësoni cilësinë e djathit të imët.

Për ta përcaktuar praninë yndyrave bimore, është e domosdoshme që djathin e imët ta lini në temperaturë dhome një ditë.
Nëse ngjyra e djathit nuk ndryshon, ndërsa ai bëhet edhe më i thartë, është dëshmi që është natyral.
Mund të provoni edhe a ka në vete djathi i imët qull.
Është e nevojshme që mbi djathë të shtoni disa pika jodi. Nëse ngjyra bëhet e kafenjtë, atëherë djathi është natyralë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




