Receta për bërxolla në salcë susami

Kuzhinë | 6 vite më parë

Një gjë është e sigurt – do ta pëlqeni.

 

Përbërësit:

▪ 8 bërxolla
▪ kripë dhe piper
▪ 2 lugë plot miell
▪ 2 lugë plot susam
▪ vaj për fërgim
▪ 700 ml supë apo supë të bërë nga kubet e mishit të viçit
▪ fletë majdanozi

Përgatitja:

Bërxollat shtypni dhe qitni kripë dhe piper nga njëra anë.

Nxehni vajin në tigan 100 deri 150 ml. Nxehni midis zjarrit të mesën dhe më të fuqishëm.

Rrotullojeni secilën bërxollë në miell dhe fërgoni nga të dyja anët derisa të skuqen pak.

Nxirrni bërxollat dhe qitni në pjatë. Në vajin në të cilin keni fërguar bërxollat qitni susamin dhe pjesën e mbetur të miellit, që ju kanë mbetur nga rrotullimi i mishit.

Fërgoni disa minuta, pastaj ktheni bërxollat dhe qitni sipër supën. Ulni zjarrin që të vlojë ngadalë, por para se të përfundoni, shtoni fletët e majdanozit.

Shërbejeni të ngrohtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme