Pas festave, palestër! Instruktori jep këshilla për një rutinë të shëndetshme

Lifestyle | 2 vite më parë

Pas periudhës së festave, kur shpesh konsumojmë ushqime të pasura me yndyrna, sheqerna dhe alkool, rikthimi në një rutinë të shëndetshme është shumë i rëndësishëm.

Banorët e Gjirokastrës duket se i janë rikthyer tashmë jo vetëm ushqimeve të shëndetshme, por edhe frekuentimit të palestrave.

“Normale që gjatë festave të gjithë abuzuan pak me ushqimet dhe pijet. Është kultura jonë. Rëndësi ka që pas kësaj të fillojë rutina e shëndetshme me regjim ushqimor, stërvitje, aktivitet fizik. Ata që nuk janë marrë me palestër i këshilloj të fillojnë, sepse i bën mirë shëndetit,” tregon një instruktor.

Instruktorët ndërkaq japin edhe disa këshilla, pasi në Gjirokastër palestrat kanë një frekuentim të lartë nga grupmosha të ndryshme. 

“Sipas grupmoshës, sipas nivelit sportiv, sipas historikut të tyre në fitnes ne krijojmë programet për stërvitjen,” thotë instruktori.

Kthimi në rutinën e palestrës dhe ushqimeve të shëndetshme pas festave është një hap i mençur për të rifituar shëndetin dhe energjinë.

Sipas specialistëve është e rëndësishme kjo rutinë të filloni ngadalë për të shmangur dëmtimet, veçanërisht pas një periudhe pushimi.

Gazetare: B. Gjyli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme