Foto më e bukur e Jetës së Egër/ Ngrohja globale i prish habitatin, ariu polar fle mbi të vetmin ajsberg në oqean

Imazhi i një ariu polar duke fjetur në një ajsberg pothuajse të shkrirë nga fotografja britanike Nima Sarikhani, ka fituar çmimin “ Foto më e bukur e jetës së egër” për 2023.
“Imazhi befasues dhe prekës i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë. Imazhi i tij provokues është një kujtesë e fortë e lidhjes integrale midis një kafshe dhe habitatit të saj dhe shërben si një paraqitje vizuale e ndikimeve të dëmshme të ngrohjes së klimës dhe humbjes së habitatit,” tha drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore, Douglas Gurr.
Mes finalistëve për fotografinë më të bukur ishte edhe “Breshka e lumtur”, nga Tzahi Finkelstein, “Prindërimi i përbashkët”, nga Mark Boyd, ku dy luanesha kujdesen për këlyshin dhe “Aurora Jellies”, nga Audun Rikardsen, ku dritat e veriut shihen nga kandilat e detit./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




