Më i dobët nuk do të thotë domosdoshmërisht më i shëndetshëm. Mitet dhe të vërtetat për peshën trupore

Lifestyle | 3 vite më parë

Shkencëtarët dhe mjekët po hedhin poshtë mitin se njerëzit mbipeshë nuk janë të shëndetshëm, në krahasim me njerëzit e dobët, të cilët automatikisht supozohet se janë më mirë nga shëndeti.

Dr. Fatima Cody , një mjeke dhe shkencëtare që studion mbipeshën, argumenton se pesha trupore nuk dikton domosdoshmërisht gjendjen shëndetësore. Ajo argumenton se mund të jetë një nga faktorët, por që vetëm ai nuk mund të japë tablonë e plotë pasi nuk thotë asgjë për aftësinë e një personi për të funksionuar dhe performuar në baza ditore.

“Nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina e tij dhe automatikisht të supozoni se dikush që është i sëndosë është i pashëndetshëm, ndërsa dikush që është i dobët është i shëndetshëm”, thotë Dr. Fatima Kodi.

Disa ekspertë argumentojnë se ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike mund të jenë të rëndësishme për shëndetin, por jo të gjithë mund të humbin peshë në këtë mënyrë.

“Ajo që ne po fillojmë të shohim është se ekzistojnë lloje të ndryshme të mbipeshës dhe obezëve. Kategori të ndryshme. Mund t’i quajmë kategoria A, kategoria B, kategoria C dhe të gjitha u përgjigjen dietave të ndryshme”, tha Dr. Sanjay Gupta.

Gupta shton se ka disa njerëz që reagojnë më mirë ndaj ndryshimeve në një mënyrë jetese më të shëndetshme, ndërsa të tjerët jo./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme