Aktivitetet që djegin më shumë kalori në vetëm gjysmë ore

Të dhënat nga Fondacioni Britanik i Zemrës tregojnë se cilat aktivitete na ndihmojnë të humbim peshë më shpejt. Kategoritë përfshinin punët e shtëpisë, sportet e dëborës, sportet me top dhe sportet ujore si dhe aktivitete të tjera që djegin më shumë kalori për gjysmë ore.
Yoga – Joga djeg nga 80 deri në 100 kalori në 30 minuta.
Pilates – Pilates djeg pak më shumë kalori se joga, midis 110 dhe 120 në gjysmë ore.
Pingpong – Loja ping-pong djeg rreth 150 për 30 minuta.
Ecja – Ecja djeg 160 kalori në gjysmë ore.
Bejsboll – Bejsbolli, sërfi dhe skateboarding djegin afërsisht 190 kalori në gjysmë ore.
Hiking – Hiking djeg rreth 220 deri në 240 në gjysmë ore. Kjo është e njëjtë me përmbajtjen kalorike të një gote të madhe verë.
Trajnimi me pesha – Trajnimi me peshë djeg gjithashtu të njëjtën sasi kalorish si ecja në këmbë midis 220 dhe 240.
Volejboll – Volejbolli gjithashtu vjen me një normë të ngjashme të djegies së kalorive: 220-240 për 30 minuta.
Tenis – Nëse do të luani tenis atëherë duhet të dini se për 30 minuta lojë do të digjni deri në 300 kalori.
Çiklizmi – Çiklizmi përdor deri në katër herë sasinë e energjisë se joga, duke djegur 370 kalori për 30 minuta.
Vrapimi – Në krye të listës vjen vrapimi, i cili djeg 430 kalori në gjysmë ore.
Boks – Boksi ju bën të digjni rreth 480 kalori në gjysmë ore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




