E shoqëruan gjatë turneut, Taylor Swift falënderon me bonus 100 mijë dollarë shoferët e kamionëve

Një bonus prej 100 mijë dollarësh është falënderimi i këngëtares së famshme Taylor Swift për shoferët e kamionëve që ndihmuan me transportimin e pjesëve të skenës dhe strukturave metalike në turneun e saj “Eras”.
Në prag të përfundimit të turneut, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm, Swift i thirri shoferët në një takim, duke i dhënë secilit nga një zarf që brenda përmbante çekun e majm.
Përveç çekut, Swift kishte për secilin shofer edhe një shënim të shkruar nga vetë ajo, ku falënderohej secili shofer.
Drejtuesi i kompanisë së kamionëve, Michael Scherkenbach tha se shuma i tejkalonte pritshmëritë e tyre.
“Shumë bujare, e tejkalon shumë bonusin standard të pritur. Shuma tipike zakonisht është 5,000 dollarë. Kjo shumë është e pabesueshme, të ndryshon jetën“, tha ai./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




