Presioni i lartë i gjakut, një injeksion çdo gjashtë muaj në vend të tabletave ditore

Një injeksion i vetëm çdo gjashtë muaj mund të ulë presionin e lartë të gjakut të vazhdueshëm. Rreth një në tre të rritur kanë presion të lartë të gjakut i njohur gjithashtu si hipertension duke e trajtuar këtë gjendje me marrjen e tabletave të përditshme.
Por një ilaçi të ri i cili mesa duket është në stadin e provës dhe mund të revolucionarizojë të ardhmen e trajtimit.
Ilaçi, i zhvilluar nga kompania Alnylam me bazë në SHBA, jepet si një injeksion dhe jo në formën tradicionale të pilulës. Një ekip ndërkombëtar kreu prova klinike në faza të hershme në katër vende.
Analiza zbuloi se pacientët që morën “zilebesiran” përjetuan një reduktim të konsiderueshëm të presionit sistolik të gjakut, dhe zgjati deri në gjashtë muaj.
Presioni i gjakut natyrshëm rritet e ulet gjatë gjithë ditës, duke e bërë të vështirë trajtimin. Por studimi zbuloi se rënia e presionit të gjakut e vërejtur tek pacientët që trajtoheshin me zilebesiran ishte e qëndrueshme gjatë 24 orëve.
Ilaçi funksionon duke parandaluar prodhimin e angiotenzinës, një hormon në trup që ngushton enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Rezultatet janë raportuar në New England Journal of Medicine (NEJM).
“Në përgjithësi, këto të dhëna paraprake, mbështesin potencialin për studime të mëtejshme të administrimit tremujor ose dy herë në vit të zilebesiran si një trajtim për pacientët me hipertension” thanë studiuesit.
Më shumë se gjysma e pacientëve me presion të lartë të gjakut nuk i marrin të gjitha ilaçet e tyre të përshkruara, gjë që çon në kontroll të paqëndrueshëm të presionit të gjakut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




