Fëmijët e lindur në kohë digjitale, këshilla se si t’i edukoni ato në mënyrë të sigurt

Lifestyle | 3 vite më parë

Jemi në një kohë ku fëmijët quhen “fëmijë digjitalë”, domethënë të lindur në një botë teknologjie. Këta fëmijë në mënyrë të pashmangshme do të shkojnë në përdorimin e telefonave, tabletave, video lojërave etj.

Kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe, teknologjia është një mjet i jashtëzakonshëm mësimi siç nuk ka pasur kurrë në historinë njerëzore, por sigurisht së bashku me avantazhet vijnë dhe rreziqet. Është e rëndësishme të mësohet një marrëdhënie e duhur me teknologjinë dhe internetin.

Edukimi digjital në familje është i rëndësishëm

Qasja e parë me teknologjinë dhe më konkretisht me internetin duhet të jetë nën mbikëqyrjen e prindit. Prindët duhet të tregojnë dhe të shpjegojnë me detaje bazat, si dhe mundësitë dhe veçanërisht rreziqet qe sjell interneti. Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen kurrë vetëm me një kompjuter, tablet apo telefon.

Flisni për aktivitetet e kryera në internet

Ky është një hap kyç dhe një mënyrë thelbësore për t’i mbrojtur ata nga rreziqet në internet. Lërini t’ju tregojnë për përvojat e tyre, faqet që vizitojnë në ueb, aktivitetet e tyre. Inkurajimi që të flasin për emocionet e tyre ndërsa janë në internet do t’i ndihmojë fëmijët që të jenë përgjegjës për aktivitetet e tyre, duke i edukuar që të shmangin disa site dhe të hulumtojnë të tjera.

Krijimi i momenteve pa teknologji

Organizoni aktivitete së bashku, me të gjithë familjen, ku teknologjia është e ndaluar dhe nuk përdoret. Fëmija me siguri do të ndihet më i përfshirë në jetën familjare, diçka që sot, fatkeqësisht po humbet. Përveç kësaj, është gjithashtu e rëndësishme të jepen rregulla për përdorimin e teknologjisë. Vendosja e kufijve është e dobishme, kjo do të shmangë varësinë dhe gjithashtu do të mësojë respektimin e rregullave dhe kufijve prindërorë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme