Gjërat që nuk duhet t’i lini kurrë në makinën tuaj

Makinat tona janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, saqë ne priremi të lëmë gjithfarë gjërash në to, në shumicën e rasteve duke mos i kuptuar as pasojat. Por ka një listë gjërash të cilat është mirë të mos i lini në makinë.

Shishe uji – Lënia e shisheve plastike të ujit në makinë janë ndër objektet të cilat nuk duhet ti lini në makinë sepse mund t’i ekspozoni ato ndaj temperaturave të larta. Kjo mund të bëjë që komponimet kimike që gjenden në plastikë të shpërbëhen dhe të përzihen me ujin.
Syze dielli – Nëse nuk dëshironi që kornizat e syzeve tuaja të diellit të shkrihen mos i lini në makinë. Mos harroni se nxehtësia zmadhohet përmes xhamit te syzeve, gjë që mund të shkaktojë dëme në makinën tuaj.

Verë – Temperatura mund të ndikojë në shijen e verës, ndaj është më mirë të mos e ekspozoni atë në nxehtësi ekstreme.

Elektronikë – Lënia e telefonit në makinën tuaj mund të jetë ftesë për hajdutët dhe jo vetëm që do të vjedhin pajisjet tuaja, por gjithashtu mund të shkaktojnë dëme duke ju thyer xhamin apo t’ju prishin derën.

Ushqime – Shmangni blerjet ushqimore nëse nuk do shkoni drejt në shtëpi më pas. Nuk është mirë të lini sende ushqimore në makinë, të ekspozuara ndaj temperaturave të larta.

Fëmijë të vegjël – Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por disa njerëz ende e bëjnë këtë. Temperatura mund të rritet shpejt në një makinë dhe një fëmijë mund të vdesë lehtësisht nga goditja e nxehtësisë. Lënia e një dritareje të hapur nuk mjafton, për të mos përmendur që lënia e një fëmije të vogël pa mbikëqyrje është e paligjshme në disa vende.

Kafshë shtëpiake – Disa pronarë kafshësh mendojnë se nuk ka asgjë te keqe nëse i lënë kafshët e tyre në një makinë. Ashtu si fëmijët, kjo mund t’i vrasë ata.

Pasaporta dhe dokumente të rëndësishme – Të dhënat tuaja personale janë po aq të rëndësishme sesa zotërimet materiale. Nëse mbani dokumente të rëndësishme në makinën tuaj, merrni ato me vete kur të dilni nga automjeti.

Ilaçet –Shumica e barnave duhet të ruhen në temperaturën e dhomës, gjë që nuk ndodh nëse i lini në makinë. Megjithëse kjo mund të mos shkatërrojë plotësisht ilaçet, ato mund të humbasin disa veti nën nxehtësinë ekstreme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




