Refluksi, cilat ushqime duhet të shmangni dhe cilat të preferoni

Personat që vuajnë nga refluksi gastro-ezofageal duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dietës së tyre. Refluksi gastro-ezofageal ndodh kur lëngjet gastrike brenda stomakut bien në kontakt me ezofagun, duke shkaktuar djegie në zonën e sternumit.
Refluksi gjithashtu çon në simptoma të tjera, të tilla si një ndjenjë aciditeti në gojë, kollë, zë të ngjirur, rritje të acidit kur jeni shtrirë në shpinë dhe tharje të gojës gjatë natës. Por cilat ushqime duhet të kufizohen kur vuani nga refluksi dhe cilat rekomandohen?
Kur vuani nga refluksi gastro-ezofageal, duhet të konsultoheni me një mjek i cili mund të hetojë shkaqet e mundshme dhe të sugjerojë një trajtim. Për sa i përket dietës, në përgjithësi duhet të shmangen të gjitha ushqimet me shumë yndyrë dhe ushqimet acidike.
Ndërsa nëse vuani nga refluksi gastro-ezofageal, ushqimet e preferuara janë perimet e gjalla ose të ziera, ushqimet e plota dhe mishi i bardhë.
Ushqimet që shkaktojnë refluksin
Ushqime me shumë yndyrë si ushqime të skuqura, pica, patatina ose ndonjë ushqim me shumë djathë, gjalpë ose vaj
Mishrat me yndyrë si biftek, proshutë ose salsiçe
Ushqime pikante
Ushqime acidike si salca e domates, lëngu i portokallit ose grejpfrutit etj
Kafe ose burime të tjera të kafeinës
Alkooli
Çokollatë
Nenexhik
Pije të gazuara
Ushqimet që ndihmojnë refluksin
Ushqime me fibra të larta si drithërat, fruta të freskëta dhe perime.
Mish pa dhjamë, si pulë, peshk etj.
Proteina me pak yndyrë, si vezët, tofu dhe fasulet
Sasi të vogla yndyrnash të shëndetshme si arra, fara, gjalpë kikiriku, avokado dhe vaj ulliri
Pije jo të gazuara, si çaji bimor jo mente, lëngje (si mollë ose rrush) ose ujë natyral
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




