Pse vazhdoni të shihni të njëjtat ëndërra dhe kuptimi i tyre

Lifestyle | 3 vite më parë

Nëse ëndërrojmë të njëjtën ëndërr dy ose më shumë herë ajo konsiderohet e përsëritur.

Ëndrrat e përsëritura mund të jenë të njëjta çdo herë, ose thjesht mund të sjellin të njëjtat lloje të skenarëve ose shqetësimeve. Ato janë më të zakonshme në fëmijëri, por mund të zgjasin deri në moshën madhore. Ëndrrat e përsëritura nuk ndodhin gjithmonë në afërsi të njëra-tjetrës – ato mund të shfaqen shumë herë në muaj ose vite larg njëri-tjetrit.

Sipas studiueses së ëndrrave,  Deirdre Barrett “ëndrrat e përsëritura kanë të ngjarë të kenë të bëjnë me përvoja jetësore ose thjesht çështje të karakterit që janë të garantuara të përsëriten në jetë ”, sipas CNN.

Po pse vazhdoni të shihni të njëjtat ëndrra dhe çfarë do të thotë.

“Njerëzit e kanë këtë lloj qasjeje me gjëra që janë të pakëndshme ose që shkaktojnë frikë,,” tha Dimitriu, specialisti i mjekësisë së gjumit Dr. Alex Dimitriu, themeluesi i Silicon Psych, një praktikë psikiatrike dhe mjekësi gjumi në Menlo Park, Kaliforni.

Po cili është kuptimi i tyre?

Për disa ëndrra të përsëritura, mesazhi është i drejtpërdrejtë, nëse vazhdimisht ëndërroni se po vononi për në shkollë ose në punë, ndoshta jeni shpesh nervozë për të qenë të papërgatitur për ato gjëra. Por të tjerët, pavarësisht nga zakonshmëria e tyre, mund të mos kenë një kuptim universal, duke kërkuar që ju të bëni një kërkim shpirtëror.

“Përveç papërgatitjes, tema të tjera të zakonshme të ëndrrave të përsëritura përfshijnë sikletin social, ndjenjat e papërshtatshmërisë në krahasim me të tjerët dhe rrezikun në formën e përplasjeve me makinë ose fatkeqësive natyrore”, thanë Barrett dhe Dimitriu.

Njerëzit me çrregullim stresi post-traumatik ose ankthkanë më shumë gjasa të kenë ëndrra të përsëritura, veçanërisht ato me natyrë ankthioze.

“Mund të ketë edhe shkaktarë mjedisorë, të tillë si një alarm makine në rrugë ose një rubinet që pikon të cilat mund të nisin ëndrrat me imazhet e atyre gjërave”, thotë Barret.

Po sipas studimeve, ëndrrat e përsëritura mund të rrjedhin gjithashtu nga higjiena e dobët e gjumit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme