Diabeti, së shpejti insulina vetëm një herë në javë. Terapia e re mund të revolucionarizojë gjithçka

Kërkimi mjekësor është gati për të sjellë në treg një lloj të re insuline, që po i nënshtrohet miratimit rregullator, i cili do të përdoret një herë në javë në vend që të përdoret çdo ditë.
Për pacientët me diabet të tipit 2 (të cilët shpesh janë individë të moshuar ose të dobët nga gjendja imunitare), kjo mund të kalojë nga 365 injeksione në vetëm 52.
Ky hulumtim u krye nga një studim i kombinuar i studiuesve i botuar në dy revista të ndryshme, përkatësisht ‘Jama’ dhe ‘New England Journal of Medicine’.
Studimi tregoi se pas gjashtë muajsh nga fillimi i trajtimit, produkti i marrë çdo javë tregoi një avantazh të lehtë efikasiteti në aftësinë e tij për të mbajtur nivele të mira të hemoglobinës.

Në revistën shkencore ‘Jama’, thuhej se ilaçi i ri paraqet një rritje shumë të lehtë të rrezikut të hipoglikemisë, megjithëse numri i rasteve është shumë i vogël (më pak se 1 episod në vit për pacient).
Ajo që mungon për momentin, para se të dalë në prodhim masiv për tregun botëror, është miratimi nga organet që rregullojnë barnat e reja. Ndër avantazhet e shumta të kësaj terapie të re është thjeshtimi i punës për mjekët që merren me diabetikët që kanë nevojë për insulinë, veçanërisht ata në kujdesin afatgjatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




