Si të zvogëloni simptomat e alergjive sezonale

Alergjitë stinore mund ta bëjnë të vështirë bukurinë e stinëve të ndryshme.
Megjithatë, ka disa strategji të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të zbusni simptomat dhe t’ju lejojnë të shijoni plotësisht natyrën.
Një raport që vjen nga Spitali Suedez i Sistemit Shëndetësor të Universitetit NorthShore, tregon se si mund të bëni një ndryshim në reduktimin e simptomave të bezdisshme të alergjisë.

Kujdes ndaj ushqimeve
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ushqimet që hani gjatë kohës së alergjive sezonale, pasi disa dieta ushqimore mund të ndihmojnë në luftimin e tyre, ndërsa të tjera mund t’i përkeqësojnë simptomat. Dieta mesdhetare, për shembull, besohet të jetë shumë efektive në luftimin e simptomave të alergjive sezonale. Ushqimet e freskëta si frutat, perimet, fasulet, drithërat, peshku dhe vaji i ullirit, nga të cilat përbëhet kjo dietë, mund të jenë një ushqim i vlefshëm dhe një aleat në luftën kundër shumë alergjive respiratore, përfshirë astmën.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban antihistamine natyrale që janë treguar se reduktojnë reaksionet alergjike. Pirja e një filxhani me çaj jeshil çdo mëngjes mund të ndihmojë në uljen e simptomave të alergjive sezonale.

Reduktoni përdorimin e erëzave
Përdorimi i erëzave gjatë sezonit të polenit duhet reduktuar sepse reagimet që ato provokojnë mund të përkeqësojnë simptomat e alergjive sezonale. Simptomat si dhimbja e syve dhe rrjedhja e hundës mund të shkaktohen nga erëzat dhe për këtë arsye mund të përkeqësojnë gjendjen e atyre që vuajnë nga alergjitë.

Kujdes ndaj peshës
Obeziteti mund t’i bëjë astmatikët më të prirur ndaj sulmeve alergjike, sipas një studimi të raportuar në Gazetën e Alergjisë dhe imunologjisë Klinike. Adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm mund të sjellë përfitime të mëdha për njerëzit që vuajnë nga alergjitë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




