Studimi: Dietat me bazë bimore sjellin përfitime për shëndetin e zemrës

Lifestyle | 3 vite më parë

Nëse i jepni bimëve vendin kryesor në dietën tuaj do të keni shumë benefite për shëndetin e zemrës, tregon një studim.

Studiuesit në Danimarkë treguan se dietat vegjetariane dhe vegane ulin nivelet e kolesterolit dhe yndyrave në gjak që rrisin sulmet në zemër. Efekti, i barabartë me rreth një të tretën e marrjes së barnave të përditshme, ishte me të vërtetë thelbësor, sipas studiuesve.

Por ekspertët thanë se mishi dhe qumështi kishin përfitimet e tyre shëndetësore dhe jo të gjitha dietat pa mish ishin në fakt të shëndetshme.

Hulumtimi mblodhi së bashku 30 provat që nga viti 1982, në të cilat shkencëtarët u dhanë vullnetarëve një dietë të caktuar dhe gjurmuan ndikimin e saj në shëndetin e zemrës. Në total, rreth 2,400 njerëz nga e gjithë bota ishin të përfshirë.

Nivelet e larta të kolesterolit të keq çojnë në grumbullimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut, të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër ose goditje në tru. “Kjo korrespondon me një të tretën e efektit të një pilule për uljen e kolesterolit, kështu që është vërtet thelbësore”, tha profesoresha Ruth Frikke-Schmidt, e cila kreu studimin.

Studimet do të duhej të kishin kontrolluar dietat e njerëzve për vite ose dekada për të parë se si ndodhi ky ndryshim në gjak.

Por Prof Frikke-Schmidt përdori të dhëna nga provat e statinave për të vlerësuar se mbajtja e një diete të tillë për 15 vjet mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 20%.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se sëmundjet kardiovaskulare vrasin rreth 18 milionë njerëz çdo vit.

Megjithë përfitimet shëndetësore të ndjekjes së një diete më shumë me bazë bimore, Prof. Frikke-Schmidt paralajmëroi se kushdo që ndjek një dietë të tillë nuk duhet të heqë dorë nga barnat që u janë dhënë sepse janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës./ BBC

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme