E kritikuan për pelenat e djalit, Klea Huta: E tepruan. Gati për një fëmijë të dytë?

Klea Huta erdhi këtë të djelë në programin e Ermal Peçit në ekranin e RTSH. Gjatë bisedës në ‘Më prit në fundjavë’, ajo tregoi se po e shijon shumë punën me adoleshentët në akademi dhe se nuk e ndjen mungesën e ekranit.
Sipas saj, ajo çka po ndodh shumë me programet televizive nuk është ajo që dëshiron. Një largim përfundimtar i Kleas nga ekrani? Jo, por jo i afërt. Ermali e pyeti Klean edhe mbi debatin që u krijua në Instagramin e saj për pelenat e djalit.
Në mesin e shumë mesazheve suportuese që mori nga nënat ishin edhe ato që e kritikonin për këtë veprim. Klea i konsideron të tepërta këto mesazhe që, në dukje, duken si dhënie mendsh, çka është absurde edhe për energjinë negative që përçojnë.
Për Klean duket jo normale që me mesazhe të tepruara e ofenduese njerëzit të pretendojnë të ta mësojnë si të bësh nënën.
A është momenti për një fëmijë të dytë?
Klea i tha Ermalit se kjo pyetje i bëhet aq shpesh nga kushdo, sa tani nuk preferon më tu përgjigjet. Për të Kridi, është djali i mamit, por nësë do bekohen me një fëmijë të dytë, kjo do të vij kur të jetë shkruar.
Duket se as familja e saj nuk i shpëtoi valës së BBVip, pasi Elgiti krijoi këngën për Luiz Ejllin. Klea tregoi se vjet nuk e parashikonte suksesin e këngës për Donaldin, ndërsa këtë vit nuk është as ‘luizator’ as ‘kiaratore’, por thjesht ‘kleatore’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




