Ndikimet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë

Qëndrimi ulur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara të kancerit, ka nxerrë në përfundime Keith Diaz, autori kryesor i studimit dhe asistent profesor i mjekësisë së sjelljes në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbisë.
“Ne e dimë për rreth një dekadë tani se qëndrimi ulur rrit rrezikun për shumicën e sëmundjeve kronike dhe rrit rrezikun për vdekje të hershme” theksoi ai ndërsa shtoi nevojën për t’i dhënë njerëzve udhëzime specifike se si të luftojnë dëmet që shakton procesi i uljes.
Shkencëtarët nuk e dinë ende saktësisht pse qëndrimi ulur është kaq i keq, por teoria e punës është se muskujt janë të rëndësishëm në rregullimin e gjërave si sheqeri në gjak dhe nivelet e kolesterolit, raporton CNN.
Por kur rrimë ulur për një kohë të gjatë, muskujt nuk kanë mundësi të kontraktohen dhe të funksionojnë në mënyrë optimale. Ndaj shkencëtarët sugjerojnë pesë minuta ecje të lehtë çdo gjysmë ore.
Deri më tani nuk ka pasur udhëzime të qarta për sa kohë mund të uleni dhe sa shpesh duhet të lëvizni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




