Spanja bën transplantin e parë të mushkërive në botë të kryer tërësisht nga robot

Lifestyle | 3 vite më parë

Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin e parë robotik të mushkërive në botë. Transplantet e mushkërive njihen si operacione komplekse pasi kraharori i pacientit duhet të hapet.

Por teknologjia e re e përdorur nga ekipi spanjoll nuk kërkon më nderhyrjen e brinjëve të pacientit.

Në vend të kësaj, kirurgët në spitalin Vall d’Hebron në Barcelonë përdorën prerje më të vogla në anën e kafazit të kraharorit për të akomoduar krahët e robotit dhe kamerat 3D.

Sipas Jaureguit, procedura e re është më pak e dhimbshme për pacientin pasi plaga mbyllet më lehtë.

Xavier, 65 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni plotësisht robotik të mushkërive.

Roboti me katër krahë quhet Da Vinci, një sistem kirurgjik robotik i përdorur zakonisht në spitalet në të gjithë Evropën dhe SHBA-në për kirurgjinë kardiake, urologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe të përgjithshme.

Spanja është një lider botëror në transplantet e organeve, sipas shifrave nga Observatori Global për Donacionet dhe Transplantimet, duke kryer 5 për qind të dhurimeve të organeve në mbarë botën në vitin 2021 citon Euronwes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme