Deklarata e Frckoskit, Cako: Maqedonasit, bullgarët, grekët… e kthyen luftën në gjenocid

Teksa biseda me ish-ministrin e Maqedonisë, Frckoski, përfundoi me deklaratën pohuese për shqiptarë orthodoksë në Maqedoni, Alfred Cako, i ftuar në studion e Nazarkos “Një Shqipëri” në RTSH, i interpretoi kështu, idetë që shprehu profesor Frckoski:
Alfred Cako: Ai aty shprehu një grup… shumë ide. Midis të tjerave, tregoi që njeriu ka të drejtë të evoluojë, tha, në mendimet e veta dhe duke patur parasysh veten e vet, përqëndrimet e veta. Unë mendoj që sjelljet e tij, kur ka ka qenë në fillim i krimit të Maqedonisë, kanë qenë të lidhura pak dhe me atë etnocentrizmin ose idenë që shteti është i joni dhe shqiptarët shikoheshin si të nënvlerësuar nga shteti Maqedonas, për peshën e tyre specifike që duhet të kishin, por me kalimin e kohës edhe për shkak të ndikimit të faktorëve ndërkombëtarë, shqiptarët filluan ta rrisnin peshën.
Megjithatë ka pasur një reagim dhe një konservatorizëm shumë të fortë, nga ana e maqedonasve dhe këtu, ndoshta, Frckovski, mendoj unë, që nuk kishte të drejtë, kur tha që rebelimi dhe kryengritja e shqiptarëve në vitin 2001, nuk ishte e nevojshme, siç tha ai. Kurse në fakt, marrëveshja e Ohrit ishte ajo që nëpërmjet forcës dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, rriti stekën e pjesëmarrjes së shqiptarëve dhe prezantimit të tyre, më me dinjitet, në shtetin e Maqedonisë.
Njëkohësisht, unë nuk jam dakord me atë zërin e vakët që shprehu zoti Frckoski, kur tha që shqiptarët dhe çetat e shqiptarëve dhe çetat e maqedonëve… e paraqiti situatën sikur ishin vetëm dy palë që luftonin. Në fakt, nuk ka qenë kaq e thjeshtë situata, në luftrat ballkanike.
Mentor Nazarko: Referoi për zonën e Korçës, kryesisht…
Alfred Cako: Di, po pikërisht aty ka qenë edhe kulmi i jo kësaj të vërtete bardhezi, siç e shprehu zoti Frckoski. Shqiptarët në të gjitha territoret e tyre, po sidomos në këto zona, çetat e ndryshme bullgare, çetat sllavo-maqedonse, kanë luftuar edhe kundër turqve, luftë që e hapën shqiptarët me kryengritjet e tyre në vitin 1911, 1912 dhe mbas shpalljes së luftës nga Mali i Zi. Maqedonasit dhe bullgarët, edhe grekët e kthyen luftën kundër Turqisë, e kthyen dhe në një luftë për të nënshtruar dhe për të bërë gjenocid mbi territoret ku ndanin ato mazhorancat e tyre, në zonat e ndërmjetme, një luftë të egër kundër shqiptarëve. Është fakt, që nga të gjithë popujt ballkanikë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur perandori, kombi shqiptar… që të ketë qenë drejtues i ndonjë qendre perandorake, ku të ketë sunduar popuj të tjerë. Shqiptarët, gjithmonë kanë qenë të vetëmjaftueshëm, jo se s’e kanë patur këtë aftësi mendoj unë, por natyra e tyre është që të jetojnë.
Mentor Nazarko: S’e kanë patur këtë aftësi, po kjo është një çështje tjetër… Domethënë është çështja e elitave, elitat e kanë treguar ata me udhëheqës të mëdhenj të perandorisë, por nuk u kujdesën për të krijuar një shtet kombëtar…
Alfred Cako: Bullgarët, serbët, grekët, turqit kanë treguar ambicie perandorake dhe i i kanë ushtruar fuqitë e tyre perandorake në periudha të veçanta, duke dëmtuar dhe shqiptarët vazhdimisht, në histori dhe duke i ndrydhur ata në hapësira gjithnjë e më të vogla, nga territoret që kanë pasur.
Mentor Nazarko: Në raport me ato që tha profesor Frckoski, në këtë tryezë…
Alfred Cako: Unë mendoj që ne, popujt e Ballkanit, nuk duhet të shikojmë më mbrapa…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




