Ushqime natyrale me antibiotikë për t’i shtuar në dietën tuaj

Për shekuj me radhë, antibiotikët ushqimorë natyralë janë përdorur për të ndihmuar me gjëra që variojnë nga ftohja e zakonshme te viruset dhe shumë më tepër.
Ka ushqime natyrale, që përmbajnë komponime antimikrobike dhe ndihmojnë në ndalimin e rritjes së baktereve. Ato ndihmojnë në mënyrë specifike duke prishur muret e qelizave bakteriale, duke reduktuar inflamacionin dhe duke rritur përgjigjen tuaj imune.

Hudhra – Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyror falë përqendrimit të lartë të alicinës që ndihmon në luftimin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave. Përveç kësaj, ka studime që tregojnë se mund të jetë efektiv në luftimin e E. coli dhe stafilokokut.

Mjaltë – Mjalti, është mjaft efektiv në trajtimin e infeksioneve të lëkurës, djegieve dhe baktereve rezistente ndaj antibiotikëve si MRSA.

Shafran i Indisë – Shafrani i Indisë përmban një përbërës të fuqishëm antioksidues dhe antimikrobik të njohur si kurkumin. Është zbuluar se lufton bakteret si H. pylori, të cilat mund të shkaktojnë ulcera në stomak dhe mbështet imunitetin në përgjithësi.

Rigon – Rigoni, veçanërisht vaji i rigonit, është i mbushur plot me karvakrol dhe timol. Këto dy komponime tregojnë efekte të forta antibakteriale dhe antifungale. Studimet tregojnë se mund të luftojë infeksionet E. coli, Salmonella dhe Candida.

Karafil – Vaji esencial i karafilit ka një përbërje të quajtur eugenol që vepron si një antibakterial. Sipas hulumtimeve, është efektiv në luftimin e S. aureus dhe E. coli.

Uthull molle – Uthulla e mollës ka acid acetik i cili vepron si një agjent natyral antibakterial. Dhimbjet e fytit, irritimet e lëkurës dhe problemet e tretjes mund të përmirësohen duke përdorur uthull molle.

Trumzë – Trumza mund të ofrojë mbrojtje kundër E. coli, Listeria, monocytogenes, Pseudomonas putida dhe MRSA rezistente ndaj meticilinës.
Gjithmonë duhet të kërkoni mendimin dhe ndihmën e një mjeku ose profesionisti mjekësor nëse dëshironi të përdorni ushqime me antibiotikë në sasi më të mëdha se mesatarja. Ushqimet natyrale me antibiotikë mund të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit imunitar, por jo gjithmonë janë zëvendësues për infeksionet serioze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




