Pas tarifave të Trump, Kina redukton numrin e filmave amerikanë të importuar

Pekini do të reduktojë numrin e filmave amerikanë të shfaqur në Kinë , në një masë të re hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara si pjesë e përshkallëzimit të luftës tregtare të nisur nga Donald Trump.
“Ne do të ndjekim ligjet e tregut, do të respektojmë zgjedhjet e shikuesve dhe do të reduktojmë ndjeshëm filmat amerikanë të importuar”, tha një zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Filmit, duke denoncuar “praktikat e këqija të qeverisë amerikane që konsistojnë në abuzimin e tarifave kundër Kinës“.
Kina po paralajmëron SHBA-në se vendosja e tarifave ndaj partnerëve të saj kryesorë tregtarë do të ketë “pasoja serioze” për stabilitetin e ekonomisë globale.
Pekini beson se tarifat e SHBA “shkojnë kundër të gjithë botës”, u tha gazetarëve Li Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, pasi Donald Trump njoftoi se ai po rrit tarifat për produktet kineze në 125%.
Kina nuk është e interesuar për një luftë, por nuk do të ketë frikë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kërcënimet.
“Fushata amerikane nuk po fiton mbështetjen e popullit dhe do të përfundojë me dështim”, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




