Shijet e Ballkanit, traditë në çdo pjatë

Kuzhinë | 1 vit më parë

Kuzhina ballkanike është një festë e vërtetë shijesh, që lind nga një përzierje e kulturave, historive dhe traditave të vendeve të ndryshme të rajonit. Vendet e Ballkanit, nga Serbia dhe Greqia deri në Shqipëri, Bosnje, Bullgari e Rumani, ofrojnë një trashëgimi të pasur gastronomike që pasqyrohet në çdo pjatë.

Pjatat tradicionale përfshijnë mish të pjekur me erëza, perime të mbushura, byrekë të freskët, bukë të shtëpisë dhe ëmbëlsira me shurup. Në çdo tavolinë nuk mungon rakia, pija tradicionale që shërbehet me krenari në çdo rast shkruan TasteAtlas.

Fërgesë – Fërgesa është një pjatë shqiptare që përmban qepë, hudhër, barishte, speca dhe gjizë. Kjo pjatë zakonisht përfundohet në një enë balte në furrë ose sobë druri. Ky ushqim është ndër pjatat tradicionale në Shqipëri.

Meze – Mezja është një nga ato pjata që kanë një sërë përbërësish të shijshëm. Në vende si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, pjatat me meze zakonisht përfshijnë kajmak, djathë të vjetër, ajvar, sallam dhe suho, ose suvo meso (mish derri ose viçi i pjekur).

Ajvar – Emri ajvar vjen nga fjala turke havyar , që do të thotë “havjar” dhe është një nga erëzat më të dashura në Ballkan. Në varësi të rajonit, kjo salcë bëhet me speca të kuq të pjekur, patëllxhanë dhe vaj ulliri ose luledielli dhe aroma e saj mund të variojë nga e ëmbël në pikante.

Ciorba de perisoare – E bërë me bazë perimesh dhe zakonisht me shumë mish, ciorba de perisoare është një pjatë e përsosur dimërore që mund të gjendet në shumicën e restoranteve tradicionale.

Gyros – Kjo është një nga pjatat më legjendare në kuzhinën greke, me mish të pjekur në skarë, të vendosur në një pite me patate të skuqura, domate, qepë dhe zatziki.

Dolma dhe sarma – Domate të mbushura, qepë, kunguj dhe lakër, përdoren shpesh për të bërë sarma në Turqi dhe Serbi.

Tavçe gravçe – Pjata kombëtare e Maqedonisë së Veriut përmban fasule të ziera me qepë, vaj, piper, kripë, majdanoz. Shpesh është një pjatë vegjetarianë por në disa receta përgatiten edhe me mish derri të tymosur, proshutë, salcice ose suho meso (mish viçi i tymosur).

Byrek – Ky ushqim zakonisht është i mbushur me mish, djathë, patate dhe zarzavate me gjethe si spinaqi. Ata kanë emra të ndryshëm dhe vijnë në shumë forma në të gjithë Ballkanin.

Peshku dhe ushqimet e detit – Gadishulli Ballkanik është gjithashtu një parajsë e adhuruesve të peshkut dhe ushqimeve të detit. Siç do ta shihni, nuk është çudi që peshku dhe prodhimet e detit luajnë një rol të madh në vendet bregdetare të Ballkanit si Kroacia, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme