10 kuzhinat më të mira në botë – Shije, traditë dhe inovacion

Në një sondazh të fundit global, TasteAtlas Awards ka shpallur renditjen e kuzhinave më të mira në botë, duke marrë parasysh vlerësimet e përdoruesve dhe ekspertëve të ushqimit.
Ja cilat janë 10 kuzhinat më të mira, duke ofruar një pasqyrë të bukurisë dhe shijes që këto kuzhina sjellin në tryezat e botës.
Kuzhina Italiane- Makarona, pizza, risotto dhe shumë pjata të tjera të njohura. Kuzhina italiane është ndër më të preferuarat në botë.
Kuzhina Franceze- Ushqimi francez është i njohur për elegancën dhe kompleksitetin e tij. Ushqime si croissant, baguette, ratatouille dhe krem brule janë disa nga më të njohurat.

Kuzhina Japoneze- Sushi, sashimi dhe ramen janë disa nga pjatat që e bëjnë kuzhinën japoneze të veçantë. Përdorimi i ingredientëve të freskët dhe teknikave të rafinuara e ka bërë atë një nga më të preferuarat.
Kuzhina Meksikane- Tacos, burritos dhe guacamole janë disa pjata tipike të kuzhinës meksikane. Shijet e forta dhe kombinimi i erëzave të ndryshme janë karakteristika të kësaj kuzhine.

Kuzhina Indiane- Një nga kuzhinat më të pasura dhe të ndryshme në botë, me curry, biryani dhe naan. Përdorimi i erëzave të shumta është i jashtëzakonshëm.
Kuzhina Kineze- Pjatat si dim sum, dumplings dhe peshku me soja janë pjesë e kësaj kuzhine, e cila është shumë e popullarizuar për shijet e saj të ndryshme dhe teknikat e gatimit.

Kuzhina Turke- Shkëlqimi i kësaj kuzhine është në kombinimin e shijeve të freskëta dhe të pasura si në kebab, baklava dhe meze.
Kuzhina Greke- Mënyra e përdorimit të produkteve të freskëta dhe të shëndetshme si perimet, ulliri dhe djathi feta e bën kuzhinën greke të shijshme dhe të njohur globalisht.
Kuzhina Tajlandeze- Një kuzhinë që përdor erëza të ndryshme dhe një kombinim të shijeve të ëmbla, të tharta, të kripura dhe pikante. Disa nga pjatat janë pad thai, curry i kuq dhe supa tom yum.

Kuzhina Libaneze- Pjata si hummus, tabbouleh dhe falafel e bëjnë këtë kuzhinë një nga më të shijshmet dhe të njohurat në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




