Inteligjenca Artificiale, si ndikon ajo në formimin e të rinjve dhe në aftësitë e tyre krijuese?

Sociale | 1 vit më parë

Inteligjenca artificiale kohët e fundit është bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, duke ndikuar veçanërisht në mënyrën se si të rinjtë mësojnë, krijojnë dhe ndërveprojnë me botën.

Ndërsa IA sjell lehtësi dhe efikasitet, ajo po ndikon gjithashtu në formimin personal dhe zhvillimin krijues të brezit të ri. Por sipas sociologëve kjo ndihmë shpesh e zëvendëson procesin e të menduarit kritik dhe përpjekjen individuale për të zgjidhur probleme.

Si pasojë, aftësitë krijuese analitike dhe të shprehjes personale po zbehen gradualisht, bën me dije sociologu Eriseld Kalemaj.

“Brezat e rinj që janë më të afruar me teknologjinë po shohim që kanë mungesë mendimi. Po shohim që kanë mungesë kreativiteti. Ka mungesë vullneti për të vepruar, për të punuar dhe për të krijuar. Kjo është e frikshme mendoj unë sepse ne po humbasim njeriun. Po e lëmë atë tërësisht pasivë, po e lëmë atë kompletë në hije dhe po sjellim probleme të mbrehtë dhe në marrëdhënien ndërnjerëzore. Na duhet të kthehemi tek e natyrshmja, tek marrëdhëniet të ndjeshme dhe të prekshme dhe besoj se ajo që është njerëzore së bashku dhe me gabimet njerëzore brenda saj është i pazëvendësueshëm. Ne na duhet të gabojmë si njerëz dhe jo të jemi perfekt, të jemi të përsosur sikurse është teknologjia. Aspekti kryesor që bën teknologjia dhe përsosmëria e saj na çon në humbjen e lirisë dhe ne po humbim lirinë. Liri do të thotë të krijosh, do të thotë të veprosh, liri do të thotë të jesh origjinal, të jesh kreativ dhe të përfaqësohesh dhe vlerësohen në shoqëri.”  

Sfida kryesore qëndron në edukimin e të rinjve për të përdorur teknologjinë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe për të ruajtur thelbin krijues të natyrës njerëzore.

Gazetare: Geralda Manushi


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme