Miti i 10 mijë hapave në ditë – Shkenca tregon se ritmi i ecjes është më i rëndësishëm se sasia

Lifestyle | 1 vit më parë

Për vite me radhë, 10 mijë hapa në ditë janë konsideruar një standard i artë për shëndetin. Por studime të reja tregojnë se ky objektiv është më shumë një krijim marketingu se sa një udhëzim shkencor. Në fakt, përfitimet më të mëdha shëndetësore arrihen me rreth 8,000 hapa në ditë, ndërsa përtej kësaj shifre, efektet pozitive qëndrojnë në vend.

Origjina e shifrës prej 10,000 hapash daton në vitet 1960 në Japoni, kur u promovua pedometri i parë komercial “manpo-kei”, që do të thotë “matës i 10,000 hapave”. Por tani shkenca thekson një faktor tjetër të rëndësishëm siç është ritmi i ecjes.

Ecja e shpejtë, mbi 100 hapa në minutë, është lidhur me ulje të ndjeshme të rrezikut për sëmundje të zemrës, plakje të ngadalësuar, dhe shtim të jetëgjatësisë, madje edhe për njerëz në moshë . Një studim mbi 450,000 njerëz në Britani zbuloi se ata që ecin me ritëm të shpejtë kanë moshë biologjike deri në 16 vjet më të re se bashkëmoshatarët që ecin ngadalë.

Megjithatë, jo çdo përfitim shëndetësor varet nga intensiteti. Për shembull, në uljen e rrezikut të disa formave të kancerit, ecja e lehtë rezultoi po aq efektive sa ajo e shpejtë. Po ashtu, ndërprerja e qëndrimit ulur me ecje të butë ka efekte të rëndësishme metabolike citon Indipendent.

Ecja ka gjithashtu përfitime mendore dhe krijuese sepse është treguar se ndihmon në prodhimin e ideve, stimulon kujtesën dhe imagjinatën, veçanërisht kur bëhet në natyrë. Ekspertët thonë se ndryshime të vogla si 10 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të bëjnë një ndryshim të madh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme