Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani ushqime pikante?

Kuzhinë | 1 vit më parë

Jo të gjithë janë adhurues të ushqimeve pikante dhe kjo shpesh varet nga vendi ku jetoni apo kultura me të cilën jeni rritur. Në shumë vende, si Meksika, India apo Koreja e Jugut, specat djegës janë një përbërës i pandashëm i kuzhinës tradicionale dhe konsumohen që në fëmijëri.

Konsumimi i ushqimeve pikante nuk ka të bëjë vetëm me sfidën e djegies në gojë apo me shijen unike që ato ofrojnë. Ato kanë ndikime të vërteta pozitive në shëndetin tonë, dhe shumë prej tyre i detyrohen kapsaicinës përbërësi aktiv që gjendet në specat djegës.

Kapsaicina stimulon metabolizmin, nxit djegien e kalorive dhe ndihmon në uljen e oreksit. Një studim i vitit 2017 tregoi se ajo luan një rol të rëndësishëm në shëndetin metabolik dhe është veçanërisht e dobishme për personat që vuajnë nga obeziteti.

Kapsaicina nuk ka efekt vetëm kur hahet ajo përdoret edhe në trajtime topikale. Xheli me përqendrim 2.5% deri në 8% të kapsaicinës janë efektivë në reduktimin e dhimbjes tek ata që vuajnë nga osteoartriti apo dhimbjet neuropatike.

Është një mit i përhapur që ushqimet pikante shkaktojnë ulçera në stomak. Në të vërtetë, kapsaicina ndihmon në reduktimin e aciditetit në stomak dhe mund të ketë efekt mbrojtës ndaj mukozës së stomakut.

Specat pikantë janë të pasur me antioksidantë si vitamina A dhe C. Këta elementë ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira, duke ulur rrezikun për shumë sëmundje kronike.

Hulumtime të hershme në laboratorë kanë zbuluar se kapsaicina mund të shkatërrojë qeliza të kancerit të prostatës pa dëmtuar qelizat e shëndetshme. Një rishikim sistematik i studimeve sugjeron se kjo substancë ka potencial premtues në trajtime kundër kancerit të mushkërive dhe të prostatës.

Një studim i gjerë tregoi se njerëzit që konsumonin ushqime pikante pesë deri në shtatë herë në javë kishin një ulje prej 14% të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak, në krahasim me ata që i konsumonin më rrallë.

Efektet anti-inflamatore të kapsaicinës janë të krahasueshme me ato të barnave si diklofenaku. Gjithashtu, ajo ndihmon në uljen e kolesterolit LDL (“i keqi”) dhe rritjen e HDL (“i miri”), duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke ulur rrezikun për sëmundje të zemrës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme