Ndërhyrje e suksesshme në QSUT, Koçiu: Sleeve gastrektomia laparoskopike realizohet në spitalin publik

Për herë të parë në një spital publik në Shqipëri është realizuar me sukses ndërhyrja Sleeve gastrektomia laparoskopike, një teknikë moderne për trajtimin e obezitetit morbid. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetin e saj zyrtar në Facebook.
Ministrja Koçiu e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm për avancimin e teknologjisë dhe kapaciteteve mjekësore në sistemin publik shëndetësor shqiptar, duke theksuar rëndësinë bashkëkohore në trajtimin e patologjive të rënda.
“Është realizuar për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri një ndërhyrje e suksesshme Sleeve gastrektomia laparoskopike në klinikën e parë të Kirurgjisë në QSUT.
Kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës.
Mirënjohje Prof. Arvin Dibra, dhe ekipit të mjekëve: Denis Godaj, Ambra Doku, Eri Stafa, anestezistët Majlinda Naço, Ana Mandi dhe Infermieret Ermela Gjona, Andi Dyrmishi, Anjeza Sadikaj dhe Besa Seiti. Pacienti sot gëzon shëndet të plotë“, shkruan Koçiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




