Këlcyra, destinacion turistik – Rritet numri i strukturave akomoduese
Bizneset e shërbimit dhe strukturat akomoduese në zonën e Këlcyrës kanë nisur përgatitjet për sezonin veror.
Objektivi i përbashkët është përballimi i fluksit të pritshëm të vizitorëve vendas dhe të huaj. Një nga masat kryesore që po merren është shtimi i strukturave akomoduese dhe shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë për turistët.
“Ky numër është rritur edhe për shkak të ndryshimeve të strukturore në shërbimin turistik sidomos me veprimtarinë që kanë realizuar bizneset private siç janë bujtinat”, u shpreh Nënkryetar Bashkisë Këlcyrë, Riza Allamani.
Allamani theksoj se bazuar në rezervimet e deritanishme, pritet një sezon me frekuentim më të lartë se vitet e kaluara.
“Në dallim me vitin e kaluar kemi rreth 23% më shumë të turistëve”, tha ai.
Gjatë këtij viti, në zonën e Këlcyrës është shtuar numri i shtretërve si dhe i “guest house” të reja, çka tregon një interes gjithnjë në rritje për zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës pritëse.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





