“Shiroka në Festë“- Festa e Liqenit, argëtim dhe promovim të turizmit lokal

Aktualitet | 1 vit më parë

Sheshi i Shirokës është kthyer në një arenë të gjallë festimesh me nisjen e Festës së Liqenit, një aktivitet treditor i organizuar nga Bashkia Shkodër. Veprimtaritë kanë nisur të enjten dhe do të vijojnë gjatë fundjavës, duke sjellë argëtim, kulturë dhe promovim të turizmit lokal.

Pika kulmore e ditës së parë ishte performanca spektakolare e trupës së Cirkut Kombëtar, që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të shumtë.

Axhenda e festës përfshin panairin me produkte vendase, ekspozita kulturore dhe çdo mbrëmje – koncerte të hapura. Po ashtu, nuk mungojnë aktivitetet sportive dhe argëtimi me biçikleta uji, një risi për këtë zonë në liqenin e Shkodrës.

“Ne në kuadër të Ditës së Liqenit e cila po zhvillohet, kemi menduar edhe biçikletat në ujë si një risi për qytetin e Shkodrës, por jo vetëm që për çdo vizitor t’a ofrojmë këtë shërbim falas që çdokush ta ndjejë atë përvojë unike që ofrojmë”, tha Renato Lumçi, Drejtor i Turizmit pranë Bashkisë Shkodër.

Ndërsa aktivisti, Blerti Vejuka theksoi se “deri nesër pasdite do të ketë sërish panaire, sporte ujore apo xhiro me varka.”

“Festa e Liqenit”, që po kthehet në një traditë të përvitshme, ka si synim promovimin e resurseve natyrore dhe kulturore të një prej zonave më tërheqëse turistike të Shkodrës.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme