Pjesët e ushqimit që nuk duhet t’i hidhni kurrë – Si të reduktoni mbetjet ushqimore dhe të rrisni shijen në kuzhinë?

Mbetjet ushqimore po bëhen një shqetësim gjithnjë e më i madh për mjedisin dhe shoqërinë. Çdo vit, tonelata ushqimesh përfundojnë në kosh, shpesh pa u konsumuar fare. Kjo ndodh për arsye të zakonshme si blerjet e tepruara, mosmenaxhimi i duhur i produkteve të freskëta dhe idetë e gabuara se disa pjesë të ushqimeve janë të padobishme.
Ekspertët e ushqimit dhe ambientalistët këshillojnë që secili prej nesh të reduktojnë mbetjet ushqimore, jo vetëm për të ndihmuar planetin, por edhe për të kursyer para dhe për të ngrënë më mirë.

Lëkura e djathit parmixhano – Për një shije më të pasur në supën ose salcën e makaronave shtoni lëkurë djathi parmixhano të grirë.

Lëkura bananeje – Me shumë mundësi keni hedhur lëkurat e bananes. Mund t’i piqni ose t’i zieni lëkurat (sigurohuni që të jenë të pjekura) për të paktën 10 minuta që të zbuten, pastaj t’i shtoni në smoothie, ose t’i përzieni dhe t’ua shtoni brumit të kekut ose të tortës.

Lëkura e shalqirit – Lëkura e shalqirit përmban disa lëndë ushqyese të fuqishme dhe aminoacidin citrulinë, i cili mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të rrisë shëndetin e zemrës. Kështu lëkurat e shalqirit mund ti përdorni në smoothie, salsa, reçel etj..

Kërcejtë e bronkolit – Kërcelli i brokolit, përmban një antioksidant fitokimik që thuhet se ka veti anti-inflamatore, mbron qelizat nga dëmtimi i ADN-së dhe pengon formimin e enëve të gjakut nga tumori. Mund t’i zieni në avull, të pjekura në furrë ose të skuqura. Ato gjithashtu i shtojnë shumë trashësi supës, salcës, pestos dhe humusit.

Lëkurë limoni – Lëkurat e limonit në fakt ofrojnë përfitime të mëdha ushqyese, duke përfshirë fibrat dhe vitaminën C, si dhe vitamina dhe minerale të tjera thelbësore. Lëkura e limonit është garniturë perfekte për të balancuar dhe përmirësuar shije të caktuara.

Gjethe selino – Gjethet e selinosë shpesh hidhen në koshin e mbeturinave, por për sa i përket pasurisë së tyre ato janë të pasura me magnez, kalcium dhe vitaminë C. Përdorini ato në sallata, si pjesë të lëngut të perimeve ose si garniturë.

Lëng turshie – Shëllira e mbetur e turshive mund të përdoret për të bërë turshi dhe gjëra të tjera. Gjithashtu, u shton një shije të këndshme salcave të sallatave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




