“Ligji i luftës, turp i madh për Greqinë”, historiani tregon si mund të fillojë një marrëdhënie e re midis dy shteteve
Historiani Pëllumb Xhufi në emisionin “Një Shqipëri” me autor dhe drejtues Mentor Nazarkon e ka konsideruar ligjin e luftës të Greqisë një turp të madh për to.
Historiani solli në vëmendje një deklaratë të Alexandros Mallias, i cili në vitin 2013 ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe shqiptarët duhet t’i rindërtojmë duke filluar me heqjen e ligjit të luftës dhe njohjen e kufirit.
“Këto të dy i quan hapa paraprak ku mund të fillojë një marrëdhënie e re midis dy shteteve”, tha Xhufi.
“Ligji i Luftës futet kudo, në kufirin, në çështjen e njohjes së minoriteteve, Greqia nuk i njeh me kushtetutë minoritetet. Është natyrisht për pronat e qytetarëve shqiptarë të cilët me fillimin e luftës italo-greke u ngrinë. Ligji i Luftës u bë pasi kolaboristët shqiptarë menjëherë pas Italisë i shpallën edhe ata luftë Greqisë.
Ishte një qeveri formale kukull. Ligji i luftës është një turp i madh për Greqinë që nuk ka ku qëndron edhe brenda aparatit grek ka pasur njerëz si një ambasador që ka qenë dhe në Shqipëri, Alexandros Mallias, i cili në vitin 2013 ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe shqiptarët duhet t’i rindërtojmë duke filluar me heqjen e ligjit të luftës dhe njohjen e kufirit. Këto të dy i quaj hapa paraprakë ku mund të fillojë një marrëdhënie e re midis dy shteteve”, u shpreh historiani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




