Pushimet, brenda apo jashtë vendit? Velipoja është zgjedhja e zemrës për shkodranët

Aktualitet | 1 vit më parë

Muaji korrik ka ardhur dhe me të edhe temperaturat e larta që nxisin dëshirën për pushime.

Disa zgjedhin bukuritë shqiptare, të tjerë duan të përjetojnë diçka ndryshe jashtë vendit. Por ku preferojnë t’i kalojnë pushimet shkodranët, në bregdetin e vendit apo jashtë Shqipërisë?

“Velipojën kemi tonën,” thotë një qytetare.

Pushimet të sjellin qetësi, relaks dhe energji të reja për të përballuar këtë valë të nxehtë të verës.

Për shumë shkodranë, Velipoja mbetet jo vetëm një vendpushim, por një pjesë e identitetit veror. Plazhi i gjerë, freskia e mbrëmjeve dhe afërsia me qytetin janë disa nga arsyet që e bëjnë të preferuar çdo verë.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme