Rezervimet për pushimet verore, banorët e Kukësit preferojnë pushime jashtë vendit, kryesisht në Turqi

Aktualitet | 1 vit më parë

Prenotimet për pushimet verore në Kukës kanë nisur që vitin e kaluar.

Punonjësja e agjencisë turistike, Klodjana Visha, tha se sërish këtë vit banorët e qytetit po preferojnë pushimet jashtë Shqipërisë, kryesisht në Turqi. 

“Qytetarët kuksianë vendas interesohen, por presin edhe ndonjë ofertë, ndërsa nga kuksianët që jetojnë jashtë ka pasur rezervime fillimisht për të ardhur në Shqipëri, pastaj nga Shqipëria në vende si Turqia, që është më shumë familjare,” tregon znjsh. Visha.

Duke e krahasuar me një vit më parë, Visha shikon një interes më të shtuar të personave që prenotojnë paketa turistike “all inclusive” [red. e kompletuar]. 

“Interesi është më i madh në krahasim me vitet e kaluara. Ka persona që zgjedhin edhe guida individuale, familjare, që janë çift. Ka shumëllojshmëri paketash dhe pothuajse çdo javë ka ndryshim. Ka risi të ndryshme, ndaj edhe zgjedhin,” thotë punonjësja e agjencisë turistike.

Të huajt po zgjedhin gjithnjë e më tepër Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa vetë shqiptarët po largohen jashtë shtetit. Sipas operatorëve turistikë, sezoni i ri veror 2025 do të presë më shumë turistë të huaj sesa një vit më parë.

Gazetar: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme