Moti – Reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin

Moti | 1 vit më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet fillimisht ma vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa prej orëve të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Prej orëve të para të mëngjesit deri në ato të mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët mbeten prezent përgjatë relieveve malore në lindje. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. 

Era do të fryj me drejtim jugperëndim–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-18 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme