Moti/ Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Aktualitet | 8 minuta më parë

Ditën e sotme (27 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 15m/s.  Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme