Zbulohet insekti shkop në Australi, specia e re arrin peshën rekord

Kuriozitete | 1 vit më parë

Një insekt shkop është zbuluar në Australi, me një peshë më pak se të një topi golfi dhe me peshën me të rëndë në këtë shtet.

Specia e re, e quajtur Acrophylla alta, ka një gjatësi prej 40 cm dhe u gjet në lartësitë e mëdha të pllajave Atherton, në veri të Queensland.

Një studim i botuar në revistën shkencore Zootaxa nënvizon se insekti shkop mund të jetë më i rëndë se buburreci gjigant, i cili aktualisht mban titullin e insektit më të rëndë të njohur në Australi.

Prof. Angus Emmott, studiues në Universitetin James Cook, dhe bashkautori i tij Ross Coupland, zbuluan specien pas një kërkimi të gjatë. Gjetja e insektit u mundësua pas një postimi në mediat sociale nga një qytetar, e cila i bëri studiuesit të mendonin se mund të ishte një specie e re.

Pas shumë netësh kërkim, Emmott dhe Coupland arritën të gjejnë një femër të madhe të insektit shkop midis Millaa Millaa dhe malit Hypipamee i cili qëndronte në pyje të larta.

Pas gjetjes, insekti u çua në laboratorin e Emmott për studime të mëtejshme. Ata e mbajtën atë në një kafaz, e ushqyen dhe mblodhën vezët e saj për analiza. Emmott theksoi se vezët e insektit janë shumë të rëndësishme për identifikimin e specieve të ndryshme, pasi kanë forma të dallueshme për çdo specie.

Duke folur për zbulimin, Emmott shpjegoi se është shumë e mundshme që ky insekt të mos ketë qenë i njohur më parë, pasi habitatet e tij janë të izoluara dhe shumë të vështira për t’u aksesuar. “Jeton lart në tendën e pyjeve. Kështu, nëse nuk ndodh ndonjë ciklon apo ndonjë zog që e rrëzon, shumë pak njerëz arrijnë ta shohin atë,” shpjegoi ai.

Një tjetër sfidë për shkencëtarët mbetet gjetja e një mashkulli të kësaj specie, pasi insektet mashkullore kanë tendencë të jenë dukshëm më të vegjël dhe më të ndryshëm vizualisht nga femrat. Në disa raste, ky ndryshim ka bërë që çiftet të përshkruhen si specie të ndryshme ose madje si gjini të ndryshme.

Me kalimin e kohës, kërkuesit shpresojnë të mbledhin më shumë informacione rreth kësaj specie të re dhe ndikimit të habitatit të saj në madhësinë dhe sjelljen e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme