Kafeja, më shumë se një pije e zakonshme

Lifestyle | 1 vit më parë

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature Microbiology ka zbuluar se kafeja ndikon pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, duke përmirësuar balancën e baktereve të mira në organizëm.

Sipas studimit, konsumatorët e rregullt të kafesë kanë nivele më të larta të baktereve të dobishme si Lawsonibacter asaccharolyticus, të lidhura me shëndetin e zemrës dhe trurit.

Kafeja gjithashtu ndihmon tretjen, stimulon lëvizjet e zorrëve dhe vepron si prebiotik, falë përmbajtjes së fibrave dhe polifenoleve përbërës me veti antioksiduese që mbështesin bakteret e dobishme në zorrë.

Ekspertët theksojnë se konsumi i moderuar i kafesë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kronike si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe Parkinsoni.

Kafeja përmban një sërë përbërësish që ndikojnë pozitivisht në sistemin tretës: Stimulon prodhimin e acidit klorhidrik, që ndihmon në tretjen më të shpejtë të ushqimit. Lehtëson konstipacionin dhe nxit lëvizjet e zorrëve. Përmban fibra dietike që veprojnë si prebiotikë, duke ushqyer bakteret e mira si Bifidobakteret dhe Lactobacilli. Është e pasur me polifenole, të cilat veprojnë si antioksidantë dhe ndihmojnë në ruajtjen e një balance të shëndetshme mikrobike në zorrë.

Përveç ndikimit në mikrobiomën e zorrëve, kafeja mund të ndihmojë edhe në uljen e pH-së në stomak, duke ndikuar pozitivisht në gjendje si refluksi acid apo gastriti.

Po ashtu, komponimet që gjenden tek kafeja kanë lidhje me parandalimin e sëmundjeve kronike, përfshirë, Alzheimerin dhe sëmundjet e zemrës, Parkinsonin, duke reduktuar rrezikun e shfaqjes dhe duke ndihmuar në menaxhimin e simptomave ekzistuese.

Ndërsa përfitimet e kafesë janë të shumta, ekspertët këshillojnë konsum të moderuar, pasi teprimi mund të shkaktojë efekte anësore si ankth, çrregullime gjumi ose shqetësime gastrointestinale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme