Fluks në pikën e Morinit, rritet ndjeshëm numri i udhëtarëve drejt bregdetit shqiptar

Aktualitet | 1 vit më parë

Pika kufitare në Morin, që lidh Shqipërinë me Kosovën, po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik.

Ky fluks përbën një rekord të ri krahasuar me vitet e kaluara, ku pjesa më e madhe e pushuesve vijnë nga Kosova dhe udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

Një numër i lartë automjetesh dhe udhëtarësh është regjistruar edhe në hyrje të Kosovës, ku shumë qytetarë shqiptarë zgjedhin të vizitojnë destinacionet turistike atje.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës, në kuadër të sezonit veror, ka ndërmarrë një sërë masash organizative dhe bashkëpunuese në të gjitha pikat kufitare që ka në varësi, me synimin për të përballuar fluksin në rritje dhe për të garantuar rend, siguri dhe shërbim cilësor për qytetarët dhe turistët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme