Ndërhyrje për zhvillimin e shërbimeve në Banjat e Bënjës, hapësira për parking makinash
Nis ndërhyrja në rikonstruksionin infrastrukturor në Banjat e Bënjës, me qëllim përmirësimin e kushteve për pushuesit vendas dhe të huaj. Nevojat bazike si uji i pijshëm dhe tualetet janë ndër më emergjentet, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve është i lartë.
“Ambulanca duhet të jetë sepse tani për tani nuk ka një qendër shëndetësore”, u shpreh një pushues.
Ndërkohë, përgjegjësi i punimeve, Safet Çapoku, thotë se deri më tani janë kryer punime të rëndësishme për sigurimin e ujit të pijshëm dhe elementëve të tjerë bazë.
“Për ujin e pijshëm kemi shpuar një pus, por akoma kemi probleme me lidhjen e energjisë elektrike. Po bëjmë gati dhomat e veshjeve dhe tualetet”, u shpreh Çapoku.
Banjat termale të Bënjës, të njohura për vlerat e tyre kurative, mbeten një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit natyror në jug të vendit. Investimet aktuale pritet të zgjidhin problematika të trashëguara ndër vite dhe të rrisin më tej cilësinë e shërbimeve për turistët.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





