Festa e mandarinës, Konispoli kthehet në një pikëtakim turistik, kulturor dhe ekonomik

Turizëm | 11 minuta më parë

Nga plantacionet me agrume përfund Konispolit, deri në portat e Kalasë Trekëndore në Butrint  u shtri Festa e Mandarinës, më e madhja e vitit, që këtë nëntor shënoi edicionin e 20-të.

Fermerët pritën miq të ardhur nga afër dhe nga larg. Si një prej tyre dhe si qytetar i parë i Bashkisë me 1 milion rrënjë agrume, Kryetari Ergest Dule u dha mirëseardhjen të gjithëve.

Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kote është kthyer tek kultivuesit e mandarinës në këtë zonë, jo për t’u kujtuar kohën kur ai ishte një prej tyre, por për të adresuar shqetësimet e tyre.

Në këtë festë u prezantuan edhe fituesit e granteve të komunitetit. Një përvojë e veçantë ishte pjesëmarrja në këtë festë e të huajve, të cilët shijuan gatimet tradicionale dhe ndoqën koncertin me këngë e valle tradicionale.

I organizuar nga Bashkia Konispol në partneritet me Butrint Management Foundation, Festa e Mandarinës 2026 ishte një përpjekje për të kthyer Konispolin në një pikëtakim turistik, kulturor dhe ekonomik për gjithë jugun e vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme